Kosovë Kronikë Policore Lajme

Prishtina nën masa sigurie, policia bllokon edhe sot disa rrugë për shkak të protestes

Policia e Kosovës ka bllokuar edhe sot disa rrugë në kryeqytet, për shkak të protestës që mbahet gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Organizata e OVL-UÇK ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme në sheshin e Prishtinës.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarëve, që t’i bashkohen tubimit në shesh.

“Për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.