Një grua 102-vjeçare humbi jetën dhe rreth 90 persona u shpëtuan të premten në Madrigueras, në provincën e Albacetes, pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në qytet.
Sipas autoriteteve, në zonë u regjistruan 142 litra shi për metër katror, ndërsa uji në banesën ku u gjet viktima kishte arritur rreth një metër lartësi.
Shërbimet e emergjencës kryen rreth 90 operacione shpëtimi, kryesisht për banorët e bllokuar në shtëpitë e përmbytura.
Kryeministri Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe solidaritetin me banorët e prekur.
Ndërkohë, Garda Civile po vijon punën për pastrimin e zonave të dëmtuara.
Moti i keq pritet të vazhdojë në pjesë të ndryshme të Spanjës gjatë fundjavës.
Të shtunën priten reshje të forta dhe stuhi, veçanërisht në Tarragona, ndërsa në disa zona është lëshuar alarm i kuq për reshje të rrëmbyeshme.
Të dielën pritet të vazhdojnë reshjet dhe stuhitë, me mundësi për formimin e një DANA, fenomen atmosferik që mund të sjellë reshje shumë të dendura dhe përmbytje në disa pjesë të vendit.
