Kosovë Kronikë Policore Lajme

Rikthehet protesta për Ligjin e Speciales, Policia shton praninë te Qeveria

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëszzdo të rikthehen sot në protestë, me kërkesën që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës të votohet në lexim të dytë.

Protesta pritet të nisë nga ora 09:00, një ditë pas tensioneve të krijuara në qendër të Prishtinës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e përplasjeve, sipas raportimeve, 11 qytetarë dhe gjashtë pjesëtarë të Policisë kanë mbetur të lënduar.

Ndërkohë, në zonën përreth Qeverisë së Kosovës është vërejtur prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë, në prag të protestës së sotme.

Protestuesit kërkojnë që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të kalojnë edhe në lexim të dytë, pas miratimit të tyre në lexim të parë.