Kosova ka kaluar në epërsi me golin e Fisnik Asllanit në ndeshjen kundër Austrisë, e vlefshme për Grupin B në Ligën e Kombeve. Goli erdhi në minutën e 70′ nga Asllani, falë një asistimi të bukur të Edon Zhegrovës. Asllani shënoi pak pasi u inkuadrua në ndeshje. Me këtë rezultat, Kosova barazohet me pikë me Austrinë, që të dyja me nga shtatë. VIDEO