Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident në rrugën Klinë–Gjakovë, katër persona dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:45, në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha ai.