Policia e Kosovës si dhe Prokuroria Speciale, përmes një komunikate të përbashkët kanë njoftuar për operacion të përbashkët të zhvilluar ditën e sotme në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri. Në komunikatë theksohet se, nga ky operacion janë arrestuar 7 persona. ‘’Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6,450 (gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë) eurosh, dhe dokumentacion i…