Sot do të varroset i riu Dion Emërllahu, i cili vdiq më 24 korrik të këtij viti, pas një aksidenti në Itali.
19-vjeçari nga Ramjani i Vitisë, ishte nisur nga Franca për të ardhur në Kosovë.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga faqja e fshatit Ramjan, sipas së cilës Emërllahu ishte nisur nga Franca për të ardhur në Kosovë së bashku me familjen.
Sipas mediumit italian “BresciaToday”, 19-vjeçari po drejtonte një furgon kur u përplas me një kamion.
Pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, ai ishte transportuar me helikopter në Spitalin Civile në Brescia, ku po trajtohej për plagët e rënda.
