Kosovë Kronikë Policore Lajme

Sot nisin gërmimet për varrezën e dyshuar në Zubin Potok

Prokuroria Speciale pritet të nisë sot gërmimet në zonën e Kalludrës në Zubin Potok, ku janë gjetur mbetje mortore.

Dyshimet lidhen me një varrezë masive të mundshme me civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës.

Rasti lidhet edhe me zhdukjen e 23 intelektualëve nga Mitrovica, të ndaluar nga forcat serbe më 19 prill 1999. Gërmimet vijnë pas arrestimit të dy serbëve të dyshuar për krime lufte.