Kuvendi i Kosovës ka filluar procesin për zgjedhjen e Presidentit, por në sallë janë vetëm 64 deputetë. Koalicioni qeverisës nuk i ka krejt deputetët në sallë, dy deputetë të listës Guxo nuk ndodhen aty, bëhet fjalë për Afërdita Hajrizi dhe Haxhi Avdyli. Emrat e propozuar për President ishin Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxhën.