Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen.
Gruda tha se kjo nuk bie ndesh me obligimet ndërkombëtare që i ka Kosova.
Ai theksoi se Kushtetuta nuk është prekur.
“Jemi të bindur që ky ligj nuk e shkel asnjë obligim që Kosova e ka marrë dhe jemi ballëhapur para bashkësisë ndërkombëtare”, tha Gruda para mediave.
