Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.
Osmani është parë duke u përshëndetur me të pranishmit, përfshirë ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga.
Në një moment, ajo nuk është përshëndetur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili ndodhej pranë Sejdiut.
Osmani dhe Kurti kanë pasur përplasje të vazhdueshme politike gjatë mandatit të fundit.
