Kosovë Lajme Shëndetësi

Endrit Azemi, 20-vjeçar po lufton me leukeminë, ka nevojë për ndihmën tuaj

Endrit Azemi, vetëm 20 vjeç, është diagnostikuar me Leukemi Limfoblastike Akute të qelizave B (B-ALL, CD19-pozitive) dhe ka nevojë urgjente për ndihmën tonë.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor, spitali Acıbadem në Turqi ka përgatitur planin e trajtimit, kostoja e të cilit arrin në 253.770 euro.

Një shumë e tillë është tepër e rëndë për familjen e tij, ndaj sot Endriti ka nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen e të gjithëve ne.

Çdo kontribut ka rëndësi, pavarësisht shumës. Le t’i japim Endritit mundësinë të vazhdojë trajtimin dhe luftën për jetën.

LINKU.