Kosovë Kronikë Policore Lajme

U rrah nga Policia në protestë, veterani i UÇK e çon rastin në IPK!

Veterani I UÇK-së Gazemend Bytyçi, që u sulmua gjatë protestes nga Policia e Kosovës e ka paraqitur rastin në IPK.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi tha se “nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë”.

Postimi i plotë:

Askush mbi shtetin!

Sapo paraqita rastin në Inspektoratin Policor për ata policë që ushtruan dhunë mbi mua dhe mbi protestuesit e tjerë.

Unë besoj në shtetin tim!

Unë besoj në policinë time!

Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë.

Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak.

Rroftë Republika e Kosovës!