Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur. Sipas pamjeve të siguruara nga Top Channel, automjeti është qëlluar disa herë. Trupat e viktimave ndodhen ende në automjet, ndërsa nuk dihen ende autorët ose rrethanat…