Brenda vetëm dy ditësh, Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda që u morën jetën tre personave.
Ngjarja e parë ndodhi të premten në Livoç të Ulët, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj. Pas krimit, dorasi u vetëdorëzua në polici dhe ndaj tij tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndërkohë, të dielën, një tjetër tragjedi tronditi këtë komunë. Në fshatin Pogragjë, një baba dyshohet se i mori jetën djalit të tij. I dyshuari për këtë ngjarje ndodhet ende në arrati.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar 17 raste të vrasjeve, përfshirë 12 raste të cilësuara si vrasje të rënda dhe dy raste të vrasjes nga pakujdesia.
Ndërkohë, gjatë gjithë vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 17 vrasje.
