Kosovë Lajme

Qytetari denoncon kompaninë Chair: Shtyn për 12 orë fluturimin drejt Bazelit, udhëtarët kishin kryer check-in-in dhe dorëzuar bagazhet

Një qytetar ka denoncuar shtyrjen e fluturimit të kompanisë ajrore Chair drejt Bazelit dhe Mulhouse-it, i cili ishte planifikuar të realizohej sonte në orën 20:45, por është shtyrë për nesër në mëngjes, në orën 08:45.

Sipas qytetarit, udhëtarët kishin kryer tashmë procedurat e check-in-it dhe dorëzimin e bagazheve, kur janë njoftuar për shtyrjen e fluturimit për 12 orë.

Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që përballet me një situatë të tillë, duke pretenduar se kompania e ka përsëritur disa herë këtë praktikë.

Deri më tani, nuk ka informacione të tjera lidhur me arsyen e shtyrjes së fluturimit.