Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Kampionatin Evropian të boksit. Sadiku nuk i la shumë hapësirë kundërshtares së saj ruse, Alina Pushkar, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 5:0. Në duelin e zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, ajo ishte superiore gjatë të tria raundeve, duke treguar qetësi, saktësi dhe kontroll të plotë të përballjes. Kosovarja…