Është liruar nga paraburgimi në Serbi, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur, vajza e tij, Florie Selmani përmes një postimi në Facebook. “Me shumë gëzim dhe falënderim ndaj Zotit, ju njoftojmë se sot, më 21.09.2026, babai ynë, Osman Selmani, është liruar nga paraburgimi në Beograd. Sapo u takuam me babanë tonë…