Kosovë Lajme

Çitaku e bindur: Presidentja do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, beson në rolin e presidentes së re në raport me krerët e UÇK-së, të cilët janë dënuar në shkallen e parë në Hagë.

Ajo është shprehur e bindur se presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula, do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen, i cili pritet t`i shkojë në tavolinë nesër.

“Jam e bindur që presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen”, është shprehur Çitaku, në një prononcim.