Kosovë Lajme

Fundjava me shi në Kosovë, të dielën priten reshje më intensive

Kosova pritet të përfshihet nga moti i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës, ndërsa reshjet më intensive parashihen për ditën e diel.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën, më 31 tetor, moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të dielën, më 1 nëntor, kur pritet të jenë më intensive.

Temperaturat minimale do të mbeten nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.