Inspektorati Shëndetësor nuk është paraqitur të enjten në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt lidhur me rastin e vdekjes së foshnjes në Emergjencë.
Kjo është konfirmuar ku është bërë e ditur se, meqenëse rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria, deri tani nuk ka pasur ndërhyrje nga Inspektorati.
Megjithatë, sipas tyre, nëse do të jetë e nevojshme, Inspektorati Shëndetësor mund të angazhohet.
Lidhur me rastin dyshohet se nëna 21-vjeçare ka privuar nga jeta foshnjen e saj të porsalindur në banjon e emergjencës.
Rasti nga organet e rendit është vlerësuar si vepër penale “vrasje e foshnjes gjatë lindjes”.
