Familjarë, miq e qytetarë të shumtë po mblidhen sot në varrezat e fshatit “Radac” të Pejës ku do t’i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekaj, e cila u vra nga kunati i saj, Albert Sylaj.
Arlinda Zekaj ishte kërcënuar, ishte sulmuar disa herë dhe e njëjta nuk kishte gjetur përkrahjen e institucioneve për t’i ofruar sigurinë që i nevojitej.
Arlinda u vra të dielën në mbrëmje nga Albert Zekaj përmes goditjeve me sëpatë.
Arlinda varroset sot, ndërsa i dyshuari vazhdon që të jetë ende në arrati.
Derisa ish-bashkëshorti i saj Jeton Sylaj tani për tani është para trupit gjykues në Pejë, tek varrezat në Radac ka një numër të madh të zyrtarëve policorë të cilët po përkujdesen për sigurinë e shtuar në këtë rast.
Neglizhenca në rastin e Arlinda Zekaj ka bërë që të ketë reagime të shumta, derisa kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se Ministria e Drejtësisë dhe MPB-ja kanë 54 orë afat për t’i dorëzuar raportet mbi rastin.
