Kosovë Kronikë Policore Lajme

Nis ceremonia për 27-vjetorin e Policisë së Kosovës

Ka nisur ceremonia solemne për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Ngjarja po mbahet në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, ndërsa pritja e mysafirëve ka nisur nga ora 17:30.

Në këtë ceremoni marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë i institucionit, si dhe përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë.

Ceremonia është pjesë e aktiviteteve të organizuara për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.