Kosovë Lajme Politikë

Me 70 vota për, Kuvendi i hap rrugë ndryshimeve për gjyqtarët dhe prokurorët

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për rekrutimin, vlerësimin e performancës, kontrollin e integritetit dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Projektligji u miratua me 70 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Konstatoj se me 70 vota për, 0 kundër, 0 abstenim, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin në fjalë”, tha kryesuesja e Kuvendit dhe njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.