Botë Ekonomi Lajme Tech & Inovacion

Sistemet e komunikimit të klasifikuar të SHBA-së, pjesërisht jashtë funksionit për të tretën ditë

Sistemet e komunikimit të brendshëm të klasifikuar të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së kanë qenë pjesërisht jashtë funksionit për të tretën ditë radhazi, raportoi Fox News të enjten.

Media tha se agjencia ende mund të komunikojë brenda vendit, por ndërprerja është shumë e pazakontë. Agjencia nuk po u përgjigjet pyetjeve të medias.

Në deklaratën e saj të fundit të martën, agjencia tha se “përjetoi degradim të përkohshëm gjatë mirëmbajtjes së planifikuar rutinë, ndërsa disa sisteme të brendshme u prekën”.

“Aftësitë kritike për misionin mbeten plotësisht operacionale dhe aftësia jonë për të mbrojtur sigurinë kombëtare vazhdon”, tha zëdhënësi.

Fox News raportoi se personelit jo-thelbësor iu tha të martën që t’i gradualizonin mbërritjet sipas një “kodi portokalli”, ndërsa personelit thelbësor iu tha të konsultohej me mbikëqyrësit.

Një zyrtar i lartë i tha Fox News se sistemi i brendshëm i email-it nuk kishte rënë kurrë në pesë vjet dhe është i bllokuar, duke e bërë pothuajse të pamundur që një sulm tipik kibernetik ta prekë atë.