Kosovë Kronikë Policore Lajme

Eskalon situata në protestën para Kuvendit, Besnik Bislimi nxirret me forcë nga protestuesit

Situata është tensionuar para Kuvendit të Kosovës, ku po vazhdon protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në pritje të votimit të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në mesin e zhvillimeve të tensionuara është parë Besnik Bislimi nga Vetëvendosje.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, Bislimi është kapur nga protestuesit dhe është tërhequr zvarrë gjatë përplasjes.

VIDEO

Situata para Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit po kërkojnë që deputetët të votojnë ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.