Lajme Tech & Inovacion

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku po prezenton telefonët dhe pajisjet e reja teknologjike.

Vëmendja kryesore është tek modelet e reja të iPhone, raporton CNN, transmeton Periskopi.

Tashmë janë zbuluar çmimet se sa do të kushtojë një iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max.

iPhone 18 Pro fillon nga 1,199 dollarë, ndërsa Pro Max më i madh do të fillojë nga 1,299 dollarë.

Ky është më i shtrenjtë se iPhone 17 Pro dhe Pro Max të vitit të kaluar, të cilët filluan përkatësisht nga 1,099 dhe 1,199 dollarë.