Kosovë Lajme Politikë

“Refuzuam një nënshtrim të tillë”, Abdixhiku tregon çka i ofroi Kurti në takim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.

Abdixhiku tha se kërkesa për postin e presidentit ishte bërë me qëllim të krijimit të një ekuilibri institucional në vend.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje i kishte propozuar LDK-së një rol që ai e cilësoi si “dekorativ” në qeveri, me vetëm tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.