Kosovë Kronikë Policore Lajme

Pylli përfshihet nga flakët në Gllarevë të Klinës

Një pyll është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se nuk raportohet për persona të lënduar nga ky rast.

“Njësitet relevante, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke punuar për shuarjen e zjarrit”, u shpreh ai .