Kosovë Lajme

Duda Balje i bashkohet grupi parlamentar të AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të funksionojë si grup parlamentar në Kuvend, pasi deputetja boshnjake Duda Balje i është bashkuar këtij grupi.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Po mund ta konfirmoj se Duda Balje i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së.”, tha ai.

Kujtojmë se më herët këtij grupi i ishte bashkuar edhe deputeti goran Adem Hoxha, por ai ishte përjashtuar nga AAK-ja pasi kishte votuar pro kandidatit të propozuar nga Lista Serbe, Slavko Simiq, për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb – votim që nuk kishte kaluar.