Kosovë Kronikë Policore Lajme

Shpërthim i fuqishëm në Strellc të Deçanit!

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një person të arrestuar në Strellc të Deçanit, i cili dyshohet për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Në raport shtohet edhe se, i dyshuari është arrestuar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në këtë fshat.

Postimi:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm’

Pejë, 11 qershor 2026

Stacioni Policor në Deçan, me datën 09.06.2026, ka pranuar informatё për një shpërthim të ndodhur në fshatin Strellc i epërm-Deçan. Zyrtarët policorë i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, me ç’rast kanë takuar viktimën, në oborrin e shtëpisë së të cilit ka ndodhur njё shpёrthim i fuqishëm.

Policia nё koordinim me prokurorin e Shtetit ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 10.06.2026, ёshtё arritur tё identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari lidhur me këtë rast.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.