Kosovë Kronikë Policore Lajme

Kurti mbërrin në Kalludër të Zubin-Potokut, ku po bëhen gërmimet për varrezën masive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar këtë të shtunë fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime në kërkim të mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Vizita e tij vjen në ditën e pestë të operacionit të kërkimeve në lokacionin ku dyshohet se ndodhet një varrezë masive me trupa të viktimave të luftës, të cilët besohet se janë fshehur në këtë zonë.

Procesi i gërmimeve po realizohet nga institucionet përgjegjëse, me qëllim zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës dhe identifikimin e mbetjeve mortore.