Kosovë Lajme Politikë

Hamza: Kosova në një terren të pasigurt – shteti nuk është Albin Kurti, por Kushtetuta, ligjet e institucionet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku ka bërë thirrje që shteti të mos mbahet peng nga Albin Kurti.

Hamza tutje ka bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi dhe të ecet para në procese.

“Sot nuk kemi më vetëm kriza politike, por edhe kriza kushtetuese dhe institucionale, sepse përveç që nuk kemi Kuvend të konstituuar brenda afatit kushtetues, nuk kemi as qeveri me mandat të ri. Pra, institucionet po funksionojnë në një terren të pasigurt”, tha ai.

Hamza tha se “kjo nuk është normale dhe nuk do të lejojmë të bëhet normale”.

“Shteti nuk është Albin Kurti. Shteti është Kushtetuta, janë ligjet, janë institucionet dhe kufijtë që askush nuk ka të drejtë t’i kalojë”, tha ai.

Hamza tha se “Albin Kurti po e mban peng shtetin e Kosovës”.