Kosovë Kronikë Policore Lajme

Haxhiu e zbulon Kurtin: Jo, nuk krijuam Byro që konfiskon pasuri

Nga premtimi se Byroja do t’ua marrë çdo cent atyre që janë pasuruar në kurriz të popullit, te sqarimi se ajo nuk do të konfiskojë pasuri. Deklaratat e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut nxjerrin në pah dallimin mes premtimeve politike, propagandës në internet dhe kompetencave reale të Byrosë, sipas ligjit.

Kryeministri Albin Kurti kishte qenë i prerë kur fliste për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Njerëzit që janë pasuruar, në kurriz të popullit, Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, do t’ua marrë çdo cent”, deklaronte Kurti, para mijëra njerëzve në fushatë.

Por, sonte, më 2 nëntor, Albulena Haxhiu në RTK ka dhënë një shpjegim krejt tjetër për kompetencat e këtij institucioni.

“Ka pasur zëra dhe deklarime se po e formojmë një mekanizëm që do të konfisokjë pasuri. Jo. Nuk po e bëjmë një gjë të tillë. Nëse nuk arsyetohet pasuria vendos gjykata.” – tha ajo.