Kosovë Lajme Shëndetësi

Mungojnë ilaçe në Klinikën e Onkologjisë

Para se pacientët më sëmundje malinje në Klinikën e Onkologjisë ta marrin kimioterapinë, fillimisht përcjellësit e tyre detyrohen t’i blejnë ilaçet jetike.


Në këtë rast, Dexorubicinën. E në bazë të përgjigjes së QKUK-së, ky bari vështirë që do të sigurohet shpejt raporton Klan Kosova.

“Ju njoftojmë se preparati Doxorubicin aktualisht nuk është në dispozicion, pasi bëhet fjalë për një produkt që nuk posedon autorizim marketingu”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të QKUK-së.

Krahas kësaj, disa familjarë të tjerë treguan për televizionin se iu është kërkuar të blihet edhe një ampulë e quajtur, Eritropoetinë që sipas tyre kushton goxha shtrenjtë, deri në 300 euro, ani se QKUK e mohon mungesën e saj.

Ndërkohë familjarët kërkojnë nga shteti që së paku pacientët onkologjikë mos ta kenë edhe këtë barrë financiare e stresuese për sigurimin e terapisë.