Kosovë Lajme Politikë

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

Ka nisur takimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me kryetarët dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe ka filluar në orën 11:00.

Takimi synon koordinimin ndërmjet subjekteve politike për vazhdimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.

Ky takim zhvillohet në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi politik, ndërsa mbetet të shihet nëse partitë do të arrijnë ndonjë dakordim për hapat e ardhshëm të procesit.