Reshjet e dendura të shiut, të cilat gjatë ditës kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, kanë shkaktuar përmbytje edhe në komunën e Rahovecit, ku në disa zona është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e qytetarëve
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, sasi të mëdha uji kanë mbuluar rrugë të shumta lokale, ndërsa në disa raste përmbytjet kanë depërtuar edhe në oborret e shtëpive dhe objekteve të tjera.
Pamjet e publikuara tregojnë automjete që lëvizin me vështirësi nëpër rrugët e mbuluara nga uji.
Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale.
