Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në rrugën Ferizaj-Shkup, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Pamjet e publikuara tregojnë segmente të rrugës të mbuluara nga uji, ndërsa automjetet detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur rrezikun nga rrëshqitjet ose humbja e kontrollit.
Sipas pamjeve, niveli i ujit në disa pjesë të rrugës është i konsiderueshëm.

