Kosovë Kronikë Policore Lajme

Morën nga 300 euro ryshfet, ATK suspendon dy zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim të detyrës

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se ka ndërmarrë masa administrative ndaj dy zyrtarëve të saj, pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila i ngarkon ata me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.


Sipas njoftimit të institucionit, vendimi është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parasheh largimin e përkohshëm të zyrtarëve nga ushtrimi i detyrës deri në përmbylljen e procesit gjyqësor.

“Në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë marrëdhënien e punës dhe statusin e zyrtarëve tatimore, ATK ka marrë vendim për suspendimin e përkohshëm nga detyra të këtyre dy zyrtarëve, me efekt të menjëhershëm, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.ATK nuk toleron asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo veprim që cenon integritetin institucional dhe do të vazhdojë të zbatojë me përpikëri dispozitat ligjore në çdo rast të tillë”, thuhet në njoftim.

POSTIMI