Fehmi Hoti, Arben Paçarizi dhe Arbnesh Ajvazi janë tre kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka mësuar Gazeta nga burimet e saj.
Pas largimit të tij, Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm.Lexo edhe
Hoti ka përvojë shumëvjeçare në Policinë e Kosovës dhe, para se të merrte detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse në këtë institucion.
Në garë është edhe Arben Paçarizi, i cili është caktuar drejtor i Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturën udhëheqëse të Policisë së Kosovës.
Kandidati tjetër është Arbnesh Ajvazi, i cili ka udhëhequr Departamentin e Rendit Publik në Policinë e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme kishte shpallur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm më 4 nëntor, ndërsa afati për aplikim ishte deri më 19 nëntor 2026.
Sipas konkursit, drejtori i ri do të ketë mandat pesëvjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat tjetër. Përzgjedhja dhe vlerësimi i kandidatëve bëhet nga Komisioni për Emërime të Larta në Policinë e Kosovës.
