Nezir Kraki është anëtari i radhës që është larguar nga partia Guxo që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, përcjell KFVAgency.com
Vetë Kraki e ka bërë të ditur këtë duke thënë se tashmë nuk është deputet nga partia Guxo, por nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne keto zgjedhje kam hyre si kandidat nga LVV, jo nga Guxo dhe kete e kam sqaru disa here. Nuk e kam më asnje lidhje me partine Guxo”, ka shkruar Kraki.
Muajve të fundit, pas prishjes së raporteve në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, shumë anëtarë të GUXO-s u larguan nga kjo parti, përfshirë Jeta Statovcin, Haxhi Avdylin e të tjerë.
