Ekonomi Investigime Kosovë Lajme

Schwarz e më Schwarz: Izolim politik e zero diplomaci, Ministria e Konjufcës i çon 16 mijë euro në loptopë

Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 16 mijë e 440 euro për furnizim me laptopë. Sipas dokumenteve të tenderit me këto para janë paraparë të blihen 30 laptopë.

Në kohën kur diplomacia e Kosovës po përballet me një nga periudhat më të zbehta në arenën ndërkombëtare, me mungesë njohjesh të reja, raporte të tensionuara me aleatët dhe kritika të vazhdueshme për izolim politik, Ministria e Punëve të Jashtme duket se ka gjetur një tjetër prioritet, furnizimin me laptopë të rinj.

Institucioni që aktualisht drejtohet nga Glauk Konjufca ka nënshkruar kontratë për “Furnizim me Llaptop”, në vlerë totale prej 16 mijë e 440 euro.

Kontrata është firmosur më 5 qershor 2026, ndërsa tenderin e ka fituar kompania “ARITECH” nga Graçanica.
Sipas dokumenteve të publikuara, bëhet fjalë për furnizimin me 30 laptopë të modelit “Brand name Llaptop-modeli III”, me afat dorëzimi prej 45 ditësh.

Në garë kanë marrë pjesë gjithsej 6 operatorë ekonomikë dhe të gjithë janë konsideruar të përgjegjshëm, ndërsa oferta fituese ka qenë edhe më e ulëta.

“Furnizim me Llaptop. Data e nënshkrimit te kontratës: 05.06.2026 Numri i tenderëve te pranuar: 6 .Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 6Emri zyrtar: ARITECH. Vlera e përgjithshme e kontratës 16,440.00 euro”.

Në dokumentin e tenderit nuk jepen shumë detaje mbi specifikat e pajisjeve apo nevojën konkrete për këtë furnizim, përveç faktit se bëhet fjalë për 30 copë laptopë.