Klinika e Radiologjisë përballet me mbingarkesë të madhe të kërkesave për shërbime, QKUK-së nuk po i bëhet vonë ta caktojë udhëheqësin e ri.
Madje, Zyra e drejtorit të QKUK-së e ka mohuar se radiologjia është pa drejtor, ngase sipas tyre ende nuk ia ka pranuar dorëheqjen, radiologut Gani Morinës
Mirëpo, televizioni e ka siguruar shkresën tashmë të ish-drejtorit, në të cilën thuhet se ofron dorëheqje ta parevokueshme për shkak të ngjarjeve në konkursin e fundit për drejtor në klinikë dhe arsye të tjera personale.
Për me tepër Morina, që për 7 muaj e drejtoi radiologjinë si ushtrues detyre, tashmë është duke e ndjekur një trajnim 3 mujor jashtë vendit, për të cilën televizioni e ka pyetur përsëri QKUK se si mund të menaxhohet klinika përderisa drejtori ka një angazhim të tillë, meqë Zyra e drejtorit po thirret në atë se dorëheqja e Morinës është në shqyrtim. Për këtë nuk ka pasur ndonjë koment.
Aktualisht për Rezonancë Magnetike në Klinikën ë Radiologjisë, pacientët duhet të presin deri në 7 muaj.
