Lajme Sport

Zvicra vendos për të ardhmen e Granit Xhakës në kombëtare

Granit Xhaka do të rikthehet në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, ka njoftuar të martën Federata Zvicerane e Futbollit.


Krahas mesfushorit shqiptar, në ekip do të rikthehet edhe Breel Embolo, pasi të dy kishin munguar në katër ndeshjet e para të këtij edicioni.

Federata ka vendosur që Xhaka ta mbajë shiritin e kapitenit, pavarësisht çështjes ligjore që lidhej me blerjen e një certifikate të falsifikuar për COVID-19. Për këtë rast, ai është dënuar me një gjobë prej 150 mijë frangash me kusht, të cilën do ta paguajë vetëm nëse kryen shkelje brenda dy vjetëve.

Drejtori i ekipit kombëtar, Pierluigi Tami, ka deklaruar se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave, procedurave ligjore dhe pasojave sportive.

Ndërkohë, përzgjedhësi Murat Yakin është shprehur i kënaqur që do t’i ketë sërish në dispozicion lojtarët për ndeshjet e ardhshme.

Lista e Zvicrës për përballjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Skocisë pritet të publikohet më 5 nëntor.