Lajme Sport

Lamine Yamal reagon pasi Topi i Artë s’u bë i tiji

Lamine Yamal ka reaguar pas ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, duke thënë se është i bindur se një ditë do të vijë momenti i tij.

Ylli i Barcelonës, i cili ishte në mesin e pretendentëve për çmimin prestigjioz. Ai i uroi fituesit Harry Kane Topi i Artë dhe bëri të qartë se nuk e sheh të ardhmen me nxitim.

“Do të vijë. Gjërat e mira kërkojnë kohë. Kam besim në rrugën që po ndërtoj. Nuk ka nevojë të nxitohem. Jam plot shpresë dhe besim se një ditë do të vijë momenti im. Prandaj, urime fituesve”, ka shkruar Yamal.

18-vjeçari bëri të ditur se tashmë do ta kthejë vëmendjen te objektivi i tij kryesor, suksesi me klubin katalanas.

“Fokusi im tani do të kthehet te ajo që ka vërtet rëndësi: ta ndihmoj Barcelonën të fitojë sërish”, ka shkruar ai.

Në fund të mesazhit, Yamal zgjodhi edhe këngën “Let It All Work Out”