Presidenti Donald Trump kur është pyetur nësë është i shqetësuar për dhunën politike ndaj tij, ka thënë se nuk mund të jetë aq i shqetësuar sepse “të jesh president është profesion i rrezikshëm”.
Në konferencën e shkurtër për media pas të shtënave në Darkën me Gazetarët e Shtëpisë së Bardhë, në të cilën ai po merrte pjesë, Trumpi ka bërë shaka se po ta dinte që presidenca ishte e rrezikshme, “ndoshta nuk do të garoja për të”.
“Shiko, jam këtu për të kryer punë. është pjesë e punës. është e rrezikshme, nuk mund ta mendoj ndonjë profesion tjetër më të rrezikshëm. Por unë e dua vendin tim dhe jam krenar. Jam krenar për punën që kemi bërë”, ka thën ai.
