Pjesëmarrësit në darkën me gazetarët, përfshirë edhe presidentin Donald Trump, janë duke qëndruar në Hotelin Hilton ku po mbahej ceremonia e përvitshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Trumpi ka thënë se tani kur është arrestuar i dyshuari për të shtënat, darka duhet të vazhdojë.
Pjesëmarrësit nuk po lejohen të dalin nga salla e hotelit dhe janë në pritje të Shërbimeve Sekrete.
“Rekomandoj që të vazhdojë spektakli, por do të jetë plotësisht në udhëheqjë të forcave të rendit. Pavërësisht vendimit, mbrëmja do të jetë ndryshe prej asaj të planifikuar, por duhet ta mbajmë përsëri”, ka thënë Trumpi.
