Botë Lajme

I dyshuari ishte i armatosur rëndë, policia tregon për armët

Policia e Washingtonit ka bërë të ditur se i dyshuari për sulmin në darkën me gazetarët e Shtëpisë së Bardhë, ka vepruar i vetëm, por se do të vazhdojë të hetojë këtë rast.

Shefi i policisë ka bërë të ditur se i dyshuari në momentin e sulmit kishte një pushkë “shotgun”, revole dhe disa thika.

“Dua të përgëzoj Shërbimin Sekret që veproi me shpejtësi”, ka thënë ai.

Gjatë sulmit është plagosur një polic, ndërkaq presidenti amerikan Donald Trump është nxjerr nga salla.

Ai ka thënë se gruaja e tij është e shqetësuar nga ky sulm.