Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar. Për këto ndryshime kanë votuar 90 deputetë. Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, si dhe të komuniteteve nga grupi multi-etnik. Kalimi i këtij projektligji ka qenë kërkesa e PDK-së dhe protestuesve tash e 21 ditë.