Kosovë Kronikë Policore Lajme

Dhuna e specialsve: IPK nis hetim për veprimet policore gjatë protestës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka monitoruar reagimin e policisë gjatë protestës së mbrëmshme pranë Qeverisë dhe Kuvendit.

IPK ka nisur hetim preliminar për të vlerësuar veprimet policore dhe përdorimin e forcës.

Vendimi pason edhe një ankesë të qytetarit për “tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës”.

IPK tha se hetimi do të mbështetet në të dhënat e monitorimit, pamjet mediale dhe burime të tjera relevante.